Hetimet për inceneratorin e Tiranës, qytetarë dhe aktivistë protestë para SPAK-ut

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar sot para SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës, 128 milionë euro.

“Hetimet në lidhje me inceneratorit, të vërë para përgjegjësisë personat realë. Të arrestuarit mund të jenë pjesë e abuzimit me detyrën, por SPAK duhet të shkojë më lart, te vendimmarrës, jo te vendimzbatuesit. SPAK të shkojë te koka e korrupsionit në bashkinë e Tiranës”, tha një qytetar.

Të premten e kaluar, SPAK lëshoi 15 në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërsa sot jepet masa për personat e ndaluar, por edhe ata të shpallur në kërkim.

SPAK ka njoftuar zyrtarisht lëshimin e 15 urdhër-arresteve në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i Ministrisë, Alqi Bllako, të dy të dënuar për shpërdorim detyre, korrupsion e pastrim parash për dy inceneratorët e tjerë, atë të Fierit e Elbasanit.

Gjithashtu, SPAK ka gjetur përgjegjës për koncensionin e inceneratorit të Tiranës edhe dy administratorët, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që edhe këta janë dënuar në mungesë për Fierin e Elbasanin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Skemë kjo, që sipas SPAK është vënë në jetë falë ndihmesës së 11 zyrtarëve, një prej të cilëve ende në arrati së bashku me dy biznesmenët Mërtiri e Zoto, të cilët akuzohen se janë favorizuar për të përfituar koncensionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës në shkelje të ligjit.

SHKARKO APP