Hetimet për krime elektorale nga SPAK, Kim: Prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Kim thotë se edhe Prokurorët duhet të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa shton se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar në liri të plotë, duhet të ndiqen penalisht.

“Shumë mirë për të parë njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim.

Më herët SPAK publikoi të dhënat në lidhje me denoncimet e bëra nga subjektet politike për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.

SHKARKO APP