Hetimet për Llallën mbyllen më 15 mars

Në 15 mars, SPAK pritet të mbyllë hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili fillimisht u akuzua për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie.

Gjatë hetimit, prokuroria arriti të gjente prova vetëm për akuzën e mos deklarimit të pasurisë dhe pritet që të paraqitet në gjykatë vetëm me këtë akuzë.

Hetimet ndaj Llallës nisën pasi u kap nga autoritet amerikane me një sasi të konsiderueshme parash, të cilët nuk i kishte deklaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot ishin parashikuar dhe dy çështje të tjera të rëndësishme siç janë gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe Arbër Çekajt, por që janë shtyrë sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?