Hetimi i Dakos, Gjokutaj ironizon: Rama do të bëjë shtet para zgjedhjeve

Avokati genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se me hetimin e kryebashkiakut Dako, Rama kërkon të bëjë shtet para zgjedhjeve.

Gjokutaj: Është shumë paradoksale po ta shohësh. Prokuroria thotë që do bëjë hetim të hapur, kur nuk ka një të tillë. hetimi është diskret dhe ne nuk kemi problem nëse hetimi është diskret apo i hapur. Problemi është që dosja ka afate të përcaktuara. Dy vjet të jep ligjvënësi afat që ta hetosh dosjen, ndërkohë ajo ka që në 2017 dhe ne jemi në 2019. Koha në të cilën thërriten njerëzit është në kohën e shterëzimit të Ramës. Pra në prag të zgjedhjeve Rama do të bëjë shtet. Ka dy vjet që nuk thërret kërkënd.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?