Hetimi i krimeve zgjedhore në dorën e SPAK-ut

Për Prokurorinë e Përgjithshme dhe titullarin e këtij institucioni, Olsian Çela është plotësisht e mundur që krimet zgjedhore me ligj të kalojnë nën juridiksionin e SPAK-ut. Në përgjigjen kthyer Komisionit të Reformës Zgjedhore, në lidhje me propozimet e saj për ndryshimet ligjore që prekin prokurorinë, Prokuroria shprehet dakord që në nenin për krimet zgjedhore të përfshihen edhe veprat e korrupsiont aktiv dhe pasiv. Për të gjitha propozimet e tjera të Komisionit, kryeprokurori Olsian Çela pretendon se ato nuk gjejnë mbështetje në legjislacionin aktual. Kreu i organit të akuzës i përgjigjet Partisë Demokratike se në legjislacion nuk mund të parashikohet përmbajtja e udhëzimeve që mund të nxjerrë prokuroria pasi prek pavarësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?