Hetimi i pastrimit të parave, britanikët në zyrën e ministrit Ulsi Manja
Në Tiranë ka mbërritur Lord Justice Dingemans, kryetar i Gjykatës së Lartë angleze. Ndalesën e parë për të shpalosur ndihmën britanike në drejtësi e pati në Ministrinë e Drejtësisë ku është takuar me ministrin Ulsi Manjën.
Sipas ministrit Manja ndihma e britanikëve do të jetë në forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Bëhet fjalë një programi të ri i financuar nga qeveria britanike, që do të shërbejë për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në të avancuarin me çështjet që lidhen me hetimin e më pas gjykimin për pastrimin e parave, gjetjen dhe sekuestrimin e pronave të atyre shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.