Hetimi mbi helikopterin, MM: Me ekspertë francezë e amerikanë

Ministrja e Mbrojtjes urdhëron hetim administrativ të rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve të Forcave Ajrore dhe plagosjen e një tjetri mesditën e 6 Prillit 2016.

Të gjitha informacionet që do të dalin nga ky hetim administrativ do t’i vihen hap pas hapi në dispozicion prokurorisë.

“Për të ndihmuar procesin e investigimit, Ministria e Mbrojtjes ka thirrur ekspertë të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145, të cilët kanë mbërritur dje në Shqipëri. Po dje, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve kanë mbërritur edhe ekspertë ushtarakë amerikanë me ekspertizë të specializuar të këtij lloj helikopteri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Ushtarake ka marrë në ruajtje vendngjarjen me qëllim mos dëmtimin e provave”, informon ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për median.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu, me urdhër të Shefit të Shtabit gjeneralmajor Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë në dispozicion të prokurorisë me qëllim kordinimin e të gjithë veprimeve në zonën e ngjarjes, si dhe vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit dhe provave materiale që do ndihmojnë në hetimin penal.

Që në momentin e regjistrimit të procedimit penal ka pasur bashkëpunim të plotë me prokurorinë të cilës ndërkaq i janë vënë ne dispozicion dokumentacioni i kërkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?