Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu nën akuzë. Zyra e tij s’ka marrë fonde nga BE

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj.

“Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator.

Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. pastaj s ai përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji”,– tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?