Hetimi ndaj shefit të Komisariatit Librazhd, dalin pamjet e operacionit që nxiti dyshimet (FOTO)
Mbrëmjen e sotme Faxweb.al rapotoi se shefi i komisariatit të Librazhdit, Bedri Hasanaj është vënë nën hetim për shkak se ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Ostrenit, ndërsa së fundmi janë siguruar edhe fotot të operacionit të Policisë në fshatin Kostenjë.
Pamjet e mëposhtme i përkasin një operacioni të Policisë në zonat malore të Kostenjë ku bënin kontroll për lëndë narkotike.
Nën hetim po ashtu është venë edhe Armand Koni, Shefi Krimeve dhe një numër i madh drejtuesish në komisariatin e policisë Librazhd dhe drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Këto zyrtarë janë vënë nën hetim se kanë neglizhuar dhe shpërdoruar detyrën duke lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren në Librazhd.
Dyshohet se zyrtarët kishin informacion, por kundrejt rryshfetit nuk kanë dhënë informacion. ShçBA prej javësh ka nisur hetimet dhe dosja është dërguar për hetim në prokurorinë e Elbasanit.