Hetimi për 25 prillin, Bylykbashi: Ne duam të mbledhim provat

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i është shprehur se ka njlë pazar Rama-Basha, këtë herë thotë se hetimi parlamentar për “25 prillin” ka një natyrë që çon drejt konstatimit të problematikave dhe gjetjes së zgjedhjeve që të mos përsëritet më një gjë e tillë.

”Hetimi parlamentar ka një natyrë të tillë që çon drejt konstatimit të problematikave dhe gjetjes së zgjedhjeve që të mos përsëritet më një gjë e tillë. Ky komision është ngritur për të jetuar përdorimin sistematik të shtetit të zgjedhje. Është prishur një nga parimet themelore që është ndarja e partisë nga shteti.

Zgjedhjet nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme. Ne kërkojmë që të hetojmë se si janë përdorur paratë e tërmetit, fondet apo edhe patronazhistët.

Nëse ne kemi të drejtë me ligj që të marrim një provë, socialistët duan të marrin vendime të ndërmjetme që prova të mos merret dhe pastaj të thonë se prova nuk pati. Ne duam të mbledhim provat, të mos bien dakord ata pastaj dhe të shkruajnë raportin e tyre. Ne të sigurojmë provat dhe le ta shohin shqiptarët të sistemuar atë që kanë parë në zgjedhje”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP