Hetimi për goditjen e TIMS, sulmi kibernetik nga 18 vende

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet. Sipas Ministrisë së Brendshme, ngadalësimi është thuajse i pandjeshëm dhe ai vjen për shkak të serverave të rinj të vendosur për të mbrojtur sistemin TIMS nga sulmi i së shtunës.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve të ndryshme. Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi.

Ndaj dhe mungesa e sistemeve ka sjellë anomali në funksionimin normal të punës së policisë e cila e ka më të vështirë të verifikojë më të shpallurit në kërkim, pasaportat apo të pasqyroje punën e përditshme.

SHKARKO APP