Hetimi Tatimor: Kemi kryer 494 kontrolle

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve njofton se strukturat e Zbatimit, nga data 22 qershor janë kryer në total 494 kontrolle, nga të cilat 225 kanë rezultuar shkelje tatimore me vlerë rreth 8.4 milionë lekë.

Nga këto kontrolle, sipas njoftimit, k rezultuar se:

– 15 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj. Nga këto janë riregjistruar pranë organeve tatimore 6 subjekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

– 2 subjekte janë referuar për ndjekje penale pas prishjes së shenjave dalluese

Swiss Digital Mobile Reklama

– 15 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 10 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune.

– 79 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë)

– 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– 35 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar

– 41 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor (fatura).

– 7 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?