Hetimi Tatimor konstaton 50 mln lekë evazion fiskal për periudhën janar-prill

Në katër muaj, dëmi ndaj buxhetit të shtetit si rezultat i informalitet dhe evazionit llogaritet në 50 mln lekë. Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar 12 mijë e 671 subjekte nga të cilat  mbi 2 mijë kanë rezultuar me probleme. Penalitetet më të shpeshta kanë qenë për subjektet me mallra të pashoqëruara me faturë si dhe për mos lëshim të kuponit tatimor. Në lidhje me shkeljet e konstatuara janë arrestuar 12 persona.

Evazioni dhe informaliteti mbeten  problem për ekonominë shqiptare.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në periudhën janar-prill ka kontrolluar 12 mijë e 671 subjekte,  nga të cilat mbi 2 mijë janë konstatuar me shkelje që kapin vlerën e 50 mln lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri më i lartë i penaliteteve të vendosura sipas administratës tatimore ka qenë për mallra të pa shoqëruara me faturë tatimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa përmoslëshim kuponi janë penalizuar 276 subjekte tregtare, nga të cilat 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30 ditë kalendarike.

Numër i lartë i subjektesh janë penalizuar për punonjës të padeklaruar në organin tatimor si dhe janë konstatuar pa licencë.

Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjithashtu e ka përqendruar punën edhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes të veprave penale në fushën e tatim-taksave.

Për këtë janë bërë referimet e çështjeve në prokurori dhe në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse të rretheve gjyqësore do të vazhdojë hetimi i këtyre rasteve.

Për shkeljet e konstatuar gjatë muajve janar-prill 2018 janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore sipas kompetencave 67 subjekte tregtare, ku 12 autorë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?