Hetimi Tatimor në aksion – Kontrolle në të gjithë vendin për verifikimin e subjekteve me risk

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve po vijon punën në terren për verifikimin e të gjitha subjekteve me risk. Kontrolli i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve kryesore në vend, në zonat me aktivitet të lartë si dhe në tregje do të jenë edhe fokusi i punës së strukturave hetimore.

Garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor, kontrolli i tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros, krahasuar me një vit më parë, si dhe faturimi dhe lëshimi i kuponit tatimor janë edhe objektivat kryesorë të Hetimit Tatimor.

Administrata Tatimore në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?