Hetohet tragjedia në minierë, familjet e zhytyra në varfëri
Mëngjesin e së enjtes, një ngjarje e rëndë ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër. Tre minatorë humbën jetën në minierë. Viktimat janë një inxhinier dhe pronari Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorët nga Bulqiza. 55-vjeçari Fatos Çesku 55-vjeç kishte vetëm një muaj që punonte në Selishtë. Viktima tjetër Rexhep Rushiti 33-vjeç, kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm, por në pirgjet e kromit në Bulqizë. Prokuroria e Dibrës, bën me dije se ka nisur hetimet lidhur me këtë tragjedi. Hetuesit po verifikojnë dokumentacionin lidhur me lejen e dhënë nga autoritetet për hapjen e galerisë, kjo pasi ajo ishte mbyllur më herët nga ana e shtetit. Pista tjetër ku organi i akuzës po punon është dhe ajo e mos zbatimit të rregullave të sigurisë gjatë procesit të punës.
Mësohet se inxhinieri Ismail Hoxha, njëherësh pronar i galerisë i cili humbi jetën së bashku me dy minatorët e tjerë, kishte një javë që kishte nisur kërkimet për nxjerrjen e kromit. Ai kishte arritur që të merrte të gjitha lejet e nevojshme për shfrytëzimin e galerisë, por ende nuk kishte filluar punë. Hetuesit janë gjithashtu dhe në pritje të raportit përfundimtar të autoritetit kombëtar për sigurinë dhe emergjencat në miniera.
Nga ana tjetër, dhimbja në familjet e minatorëve vazhdon të mbetet e madhe. Rexhep Rushiti, 33-vjeç la pas tre fëmijë të mitur, ndërsa të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që ka lënë bashkëshorten. Dhimbja në familjen Rushiti është akoma më e madhe për shkak se brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të saj të cilët punonin në mineralin e kromit.
Fqinjët bëjnë me dije se kishin tre ditë që ishin zhdukur dhe se kjo galeri ka qenë e mbyllur nga shtëpi, por ato vijonin të punonin në të zezë. “E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti”, tha një nga fqinjët. “Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi”, tha një tjetër.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i shprehu nguëshëllimet familjarëve të minatorëve dhe premton se pavarësisht sfidave do bëhët çdo gjë për të ndihmuar familjet e tyre. ”Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, tha Xhaçka.