Hidhet në erë një makinë në Kombinat, plagoset shoferi

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kombinat mëngjesin e sot, ku si pasojë e shpërthimit të një mjeti ka mbetur i plagosur një person.

Siç sqaron Policia, në zonën e Kombinatit, ka shpërthyer një automjet me targa AA 880 BX me drejtues shtetasin me iniciale E. I, 34 vjeç, banues në Kombinat.

Ky shtetas ka dalë me automjetin e tij për te udhëtuar nga banesa te rruga e “Qelqit” në drejtim të Tiranës kur në një moment makina ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kane mbërritur forcat e Policisë dhe ambulanca duke dërguar në spital në gjendje të rëndë drejtuesin e automjetit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit.

SHKARKO APP