Hidhet në erë pallati në Durrës, e gjithë zona “pushtohet” nga tymi

Një tjetër pallat është prishur sot në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës, ndërsa rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.

Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet pas shpërthimit të godinës, e cila është kthyer në gërmadha.

Ndërkohë që e gjithë zona përreth është “pushtuar” nga tymi.

KMT hedh në erë me tritol pallatin në Durrës, ja çfarë ka mbetur nga 6-katëshi

SHKARKO APP