Hidhet nga furgoni pas sherrit me bashkëshortin, gjen vdekjen gruaja 55-vjeçare

Një grua 55-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasan, pasi është hedhur nga furgoni pranë fshatit Papër.

M. Gjuzi udhëtonte se bashku shoqen e saj drejt Elbasanit, kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se M. Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”- ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?