Hidhet nga kati i katërt, humb jetën 47-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare”, ndërsa dyshohet se 47-vejçari me inicialet Y.K., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i plotë i Policisësë Tiranës:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.