Hidhet nga kati i katërt i pallatit ku banonte, ndërron jetë i moshuari në Elbasan

Një 73-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, duke ndërruar jetë në vend. Dyshohet se i moshuari ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?