Hidhet nga kati i shtatë, vdes gruaja

Pas tentativës për vetëvrasje në një nga lokalet në qendër të Tiranës, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Një 46 vjeçare në qytetin e Durrësit i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga një pallat i lartë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen Nr .13, Sektori Hekurudha.

Policia bën me dije se është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, shtetësja me inicialet M.K. Për pasojë, ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP