Hidhet nga lartësia, gjen vdekjen një grua

Një grua i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga lartësia e një banese.

Është kjo ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të mërkurë, në fshatin Skroskë të Përrenjasit.

Mësohet se është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen S. K., 42 vjeçe, banuese në fshatin Skroskë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga deklarimet e familjarëve dhe hetimet e kryera, rezulton se gruaja vuante nga çrregullime mendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, si pasojë e sëmundjes nga e cila vuante.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?