Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie, s’ka të lënduar

 

Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në qytetin e Krujës.

Nga shpërthimi i saj nuk ka pasur njerëz të lënduar, ndërkohë që edhe dëmet materiale nuk janë të shumta duke rezultuar vetëm me thyerjen e xhamave të banesës.

Pas njoftimit, për ngjarjen, policia e Krujës ka nisur hetimet duke marrë në pyetje edhe familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm, në mënyrë për të zbardhur edhe shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

 

SHKARKO APP