Hidhet shorti në KQZ, ja në cilat bashki do të ketë PD-ja dhe PS-ja anëtarin e shtatë të KZAZ

Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste.

Kjo doli në shortin që u hodh sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

“Nga shorti del KZAZ me numër cift, që do të thotë se PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ çift, tek KZAZ nr 26 Bashkia Vorë.

Ndërsa në dy bashkitë e tjera, Bashkia Dibër KZAZ 19 dhe Bashkia Rrogozhinë KZAZ 43, anëtari i shtatë do propozohet nga PS”, tha sekretari i KQZ.

Më herët KQZ miratoi projekt vendimin që PS të ketë në KZAZ, 3 anëtarë, PD dy anëtarë dhe LSI 1 anëtar, për zgjedhjet vendore të 6 marsit në gjashtë bashki.

SHKARKO APP