Hidhet shorti për gjykimin e Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë

Këtë të mërkurë është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni në Krujë, pasi akuzohen se kundrejt shumave të konsiderueshme të parave lironin të burgosur nga qelia me vendime gjykate. Hedhja e shortit ka caktuar që trupi gjykues i përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj të gjykojë këtë çështje.Seanca do të zhvillohet me 2 mars në orën 11:00.

SHKARKO APP