Hidhnin në treg kartëmonedha false, duke mashtruar biznese të ndryshme, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se hidhnin në treg kartëmonedha false me prerje 50 dollarë duke mashtruar subjekte të ndryshme tregtare.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?