Hidhnin në treg kartëmonedha false, në pranga 7 persona në Elbasan

7 persona janë arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit ‘Kartëmonedha’

Shtetasin janë arrestuar për akuzën e hedhjes në treg të kartmonedhave të falsifikuara.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit: A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd.

R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan.
I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP