Himara, kompromisi i heshtur!
9 këshilltarët e PS-së në Bashkinë e Himarës, së bashku me votat e bashkëpunëtorëve të saj lokale, nuk premtonin surpriza në votimin e ditës së premte. Surprizën e shënuan opozitarët e të gjitha krahëve që i dhanë votën e tyre nënkryetares socialiste Blerina Bala.
Kanë qenë 3 vota të këshilltarëve opozitarë që shkuan për Balën. Nga Rithemelimi, ishte këshilltari Fuat Mati, nga Partia e Lirisë Timoleo Gërdhuqi dhe i vetmi këshilltar i PD-së së Bashës, Aleks Llazari.
Duket se ata të cilët shkaktuan rrëmujën në mbledhjen e së premtes në Himarë, ishin vetem mbeshtetesit e Fredi Belerit.
Nuk është hera e parë që Himara bashkon partitë shqiptare. Në vitin 2000, megjithëse qeveria socialiste e Metës dhe opozita e Sali Berishës ishin thuajse në gjendje lufte, ata ulën armët dhe në Himarë, mbeshtetën një kandidat të përbashkët.