Himarë/Grabiste dhe përdhunonte gratë e moshuara, pranga të riut
Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Vlorës. I riu ishte në kërkim si autor i disa grabitjeve në Palasë, ndërsa akuzohet edhe për përdhunimin e disa grave të moshuara në zonën e Himarës.
Në momentin e arrestimit nga policia identiteti i tij është mbajtur i fshehur, ndërsa kokën e kishte të mbuluar me një thes të zi plastmasi.
Sikurse raporton Neës 24, autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur , ndërsa mësohet se në dëshminë që ka dhënë në komisariat, ai e ka mohuar përfshirjen në këto ngjarje.