Himarë, kapet një person i dënuar me 10 vite burg
Policia kufitare e Borshit në Sarandë, ka arrestuar një person të dënuar me 10 vite burg.
Ai ishte i shpallur në kërkim dhe u ndalua mbrëmjen e sotme, në fshatin Lukovë të Himarës. Bëhet fjalë për shtetasin Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg. Mbi të rëndon akuza për veprën penale të mashtrimit.
KOHA JONË SONDAZH

