“Hipëm në tarracë”/ Policia shoqëron në komisariat punëtorët e një hoteli në Tiranë, qytetari: Jemi me leje
Një qytetar nga Tirana, i cili është duke punuar në një hotel pranë Ministrisë Së Drejtësisë në kryeqytet ka sjellë pamjet e shoqërimit në komisariat nga policia të disa personave.
Ai shprehet se ata janë puntorë të hotelit ku punon edhe ai vetë.
Personat janë shoqëruar për thyerje të rregullave të karantinës, por qytetari shprehet se janë të pajisur me leje. Leja është treguar policisë, thotë ai, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë.
Disa nga punonjësit, hidraulikë dhe elektriçistë, kanë hipur në tarracë, për të mos u parë nga policia.
Ai thotë se aty nuk është asnjë nga menaxherët e hotelit që ta sqarojë këtë situatë, por thekson se janë me leje dhe nuk është dita e parë që punojnë.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ! Po te dergoj nje vidjo ku policia na erdhi edhe na mori kkoleget ne pune I arrestoi ndodhemi my ne qender te tiranes perball ministris se drejtesis. Neve jemi ne pune me rregulla sipas ligjeve, kemi hipur ne maj te tarraces se kemi frik tna kapi policia. Jemi akoma 5 veta ne taraces e hotelit, elektricista jemi ka hidraulik ka muratore. Menaxheri nuk eshte ketu, nuk ka ardhur akoma.