Hipoteka e Durrësit me punonjës nga Tirana, ja kush është drejtori i ri
Florian Alimadhi do të drejtojë Hipotekën e Durrësit pas shkarkimit dy ditë më parë të Ardjan Iljazajt.
Drejtori i komanduar i Hipotekës u prezantua sot nga Ministrja e Drejtësisë, Etildaj Gjonaj.
Mësohet se një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna në Hipotekën e Durrësit, informon Ora News.
Sakaq në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës ka mbërritur dhe një ekip prej 5 inspektorësh që do të kontrolloje veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre hipoteke.
Ardjan Iljazaj u shkarkua të mërkurën si drejtor i Hpotekës së Durrësit. Fillimisht vendimi u komunikua nga kryeministri Rama dhe më pas nga Ministrja Gjonaj që njoftoi edhe shkarkimin e 2 specialistëve dhe bërjen nga e para të Hipotekës së Durrësit.
Shkrirja e institucionit erdhi pas denoncimit të një qytetari në një emisionin investigativ “Fiks Fare”.
KOHA JONË SONDAZH

