Hipoteka, nga nesër 27 shërbime do të merren nga noterët

Nga dita e nesërme, 27 shërbime të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të merren nga zyrat e noterëve përmes aplikimeve online. Ky lloj shërbimi pritet t’u japë fund radhëve të gjata të qytetarëve në sportelet e hipotekave, si edhe abuzimeve në këto institucione. Në një intervistë për gazetën Panoram”, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi, sqaron procedurën e aplikimit online, ku thekson faktin se përmes shërbimit të ri qytetari do të ketë kontakt vetëm me zyrën e noterit.

“Nuk do të ketë më qytetarë që do të shkojnë sa nga zyra e noterit në sportelet e bankës dhe më pas në sportelet e zyrës së regjistrimit. Qytetari do të paraqitet përfundimisht vetëm në zyrën e noterit”, shprehet Sadushi. Në këto zyra, sipas saj, do të bëhen edhe pagesat për shërbimet dhe po ashtu edhe tërhiqja e shërbimit të kërkuar nga qytetari. Sadushi sqaron se afati i shqyrtimit të një aplikimi është tri ditë, afat që nis me konfirmimin e një aplikimi të suksesshëm. Sipas saj, sistemi i aplikimeve online garanton shqyrtim të kërkesave të qytetarëve, njëri pas tjetrit, në varësi të kohës së aplikimit, duke shmangur mbivendosjen e tyre apo lënien të pashqyrtuar të ndonjë kërke

SHKARKO APP