Hiqej si polic dhe u premtonte qytetarëve kundrejt pagesave heqje espulsi në vendet e BE-së, 42-vjeçari u shtir edhe gjatë arrestimit: Jemi kolegë
Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i J. M., i cili përdorte dokument të falsifikuar dhe prezantohej si punonjës policie.
Raportohet se Muça bashkë me të proceduarin, me inicialet P. H., i cili e shoqëronte por nuk përdorte dokument si punonjës policie, gjurmonin persona të cilët ishin deportuar apo kishin espuls në vende europiane dhe u premtonin se do te ndërhynin për t’ua hequr. Aktualisht në polici nuk ka ende ndonjë denoncim për këta 2 persona, të cilët akuzohen se u kanë marrë para qytetarëve.
Po ashtu mësohet se në momentin e ndalimin Muça sërish ka pretenduar se është punonjës policie duke thënë “jemi kolege” dhe u ka treguar dokumentin e falsifikuar.