Hiqen kontrollet në pikat kufitare me Kosovën

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e hyrjeve dhe daljeve edhe përmes pikës kufitare të Qafë Morinës në Tropojë. Pjesa më e madhe e kalimeve në këtë pikë kufiri regjistrohet nga turistët vendas e të huaj, me destinacion Luginën e Valbonës, por edhe lumin e Shalës. Qytetarët e Kosovës, përbejnë edhe numrin më të lartë për shkak të afërsisë gjeografike.

Ndryshe nga pika kufitare e Morinit, në të cilën për një periudhë nëntë mujore aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle, siç është përcaktuar në marrëveshjen e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri Kosovë, në pikën kufitare të Qafë-Morinës nuk aplikohet një regjim i tillë dhee sipas qytetarëve që kalojnë përmes saj, nuk duhej të kishte dy standarde në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendëshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bën të ditur se shumë shpejtë i njëjti regjim për qytetarët e dy vendeve do të aplikohet edhe në pikat zyrtare të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë duke njoftuar se të mërkurën e kësaj jave nis implementimi I kalimit të lehtësuar të banorëve të zonave kufitare të dy shteteve në zonën kufitare 30 km.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?