Hiqen përfundimisht provimet e 7 lëndëve në shkolla. Ja si do të bëhet vlerësimi i ri për nxënësit më shtator

Duke nisur nga viti i ri shkollor 2022-2023, vlerësimi i nxënësve në arsimin parauniversitar do të thjeshtohet duke u bërë më transparent, i besueshëm dhe i barabartë për të gjithë nxënësit. Ministrja e arsimit Evis Kushi tha se edhe mësuesit do të lehtësohen nga burokracitë dhe do të përqendrohen më shumë tek ndërveprimi me nxënësit. “Vlerësimi me notë do jetë objektiv ndërsa mësuesit do të lehtësohen nga burokracitë”, u shpreh ministrja e arsimit Kushi.

Vlerësimi do bazohet në kritere thonë ekspertet e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. Ndryshimet konsistojnë në mënyrën e dokumentimit të vlerësimit, që do të jetë i vazhdueshëm

Ndryshimi qëndron në faktin se mësuesi do vlerësojë nxënësin me notë përgjatë ecurisë së tij të vazhdueshme. Vlerësimi i vazhdueshëm do të synojë të masë arritjet e nxënësve përmes përdorimit të të gjitha formave, dhe mundësive që do i jepen nxënësit siç është vlerësimi me shkrim, me gojë, përmes detyrave të shtëpitë, detyrave të klasës, përgjigjen me gojë, duke u bazuar në kritere të qarta vlerësimi, duke i dhënë mundësinë nxënësit që të progresojë nga njëri nivel në tjetrin. Ndryshimi qëndron në faktin se në jemi munduar të lehtësojmë edhe ngarkesën e punës së mësuesve, pra mësuesit do të vlerësojë nxënësit përgjatë periudhës me notë për arritjet e tij dhe notën e vendos në regjistër, mësuesit vlerësimin për ecurinë e nxënësve e mban në kompjuterin e tij apo në fletore, kjo është pjesë e lirisë së tij. Në fund këtë notë mësuesi e hedh në regjistër përfundimisht, pra lehtësohet edhe mësuesi nga raportimi i arritjeve të nxënësve tek prindërit. Por këtu nuk do të mungojë argumentimi i notës pra duke veçuar pikat e dobëta dhe të forta të nxënësit”, u shpreh gjatë prezantimit specialistja e arsimit në ASCAP Evis Mastori.

Për lendët praktike si edukimi fizik, sporte dhe shëndet vizatimi, muzika, teatri, TIK dhe aftësia teknologjike vlerësimi do të behet vetëm me detyrë përmbledhëse jo më përmes testit klasik. Kjo sipas ekspertes së arsimit në ASCAP bëhet me qëllim për t’i lehtësuar nxënësit nga ngarkesa e provimeve në çdo lëndë. “Për lëndë të tilla, si: Edukim fizik, sporte dhe shëndet, Art pamor, Muzikë, Kërcim, Teatër, TIK dhe Aftësim teknologjik vlerësimi bëhet vetëm me detyrë përmbledhëse. Mësuesi ndërton detyrën përmbledhëse në përputhje me veçoritë e lëndës, por gjithmonë duke marrë parasysh nivelet e arritjes për lëndën përkatëse. Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse kryhet në pjesën e fundit të periudhës. Drejtoria e shkollës menaxhon kohën e zhvillimit të testeve/detyrave përmbledhëse në fund të periudhës. Vlerësimi i testit/detyrës përmbledhëse pasqyrohet në regjistër. Testet/detyrat përmbledhëse ruhen deri në fund të vitit shkollor”, tha gjatë prezantimit specialistja e arsimit në ASCAP Evis Mastori.

Ndryshimet e vlerësimi u bënë nga një grup pune me përfaqësues te zyrave arsimore, drejtore shkollash dhe mësues mësuesve të arsimit fillor dhe cikleve të tjera, duke i dhënë procesit kohën e duhur për të marrë vendime sa më të drejta në interes të nxënësve dhe mësuesve. Gjatë këtij procesi sipas ministrisë se arsimit janë vënë re dhe më pas janë reflektuar ndryshimet që do të lehtësonin punën e mësuesve, duke ruajtur parimin e transparencës, vlefshmërisë së vlerësimit, ekuilibrin mes volumit të punës së nxënësve dhe mësuesve.

SHKARKO APP