Hiqen portat e digës, banorët: Do të mbetemi pa vaditje

Rreth 300 hektarë tokë të fshatit Okshtun në Rrogozhinë rrezikojnë që këtë verë mos të vaditen. Shkak, sipas banorëve, është lënia hapur e rezervuarit në fshatin e tyre. Porta e rezervuarit është hequr nga bordi i kullimit 6 muaj më parë për t’u riparuar dhe nuk është kthyer më.

Banorët kërkojnë rivënien e portës në rezervuar në mënyrë që uji mos të shkojë dëm dhe të përdoret prej tyre për vaditjen e tokave në verë.

Fshati Okshtun është një nga fshatrat që bujqësinë e ka burimin e vetëm ekonomik. Tokat janë të mbjella me vreshtari, pemë frutore dhe perime. Nëse ky problem nuk do të zgjidhet, dëmi që do i shkaktohet këtyre banorëve do të jetë shumë i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?