”Hiqen simbolet, pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë”

Një nismë e PD-së për viktimat e komunizimit, shkakoi paqartësi dhe prodhoi debat brenda selisë blu. Një grup deputetësh të PD-së, kërkuan që si datë të përkujtimit të viktimave të komunizimit, të mos jetë data 20 shkurti që është dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, por 26 shkurti pasi është dita kur regjimi vrau 22 intelektualë.

Në një reagim mbi këtë nismë, ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e ka cilësuar si të turpshme dhe tallje me dekomunistizimin. Në një postim në rrjetin social facebook, ajo ka parashtuar 6 pyetje që shkojnë për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Për të kjo nismë, ”nuk lehtëson aspak liderin demokrat, “intelektual”, “progresist” dhe “antikomunist”, Lulzim Basha!”. ”Është akti i radhës të dashur miq. Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë;vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!”,-shkruan më tej ish-deputetja e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

6 pyetjet e Bregut për Bashën

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Pse duhet shfuqizuar dita simbol e 20 shkurtit? Datat përkujtimore nuk shfuqizojnë njëra/tjetrën.
2- Pse mos të shtohej në ligj edhe data 26 shkurt?
3- A është ky problemi më i madh që ka PD-ja sot?!
4- Pse Lulzim Basha nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit
5- Në shtator të 2017 Lulzim Basha mori përsipër hartimin e ligjit për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin, sipas modelit Gjerman?
6. Pse nuk u mor vesh kurrë kush nga grupi antikomunist i Bashes, i dhuroi tre vota Gramoz Rucit që të zgjidhej kryetar Parlamenti?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?