Hiqet eksluziviteti i TIA,Tirana Internatinonal Airport.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto nënshkruan marrëveshjen e re me koncesionarin e aeroportit “Nene Tereza”.

Aktualisht ndodhet në një deklarate për median.

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi  “kjo marrëveshje ka kohë që negociohet dhe është një premtim i mbajtur i kësaj qeveria. Do ta quaj një ditë të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar, pasi hap një faqe të re për zhvillimin e infrastrukturës, por veçanërisht për t’i shërbyer më shumë qytetarëve të këtij vendi.

Se shpejti ne hapja e Aeroportit te Kukesit per fluturime nderkombetare 

Edmond Haxhinasto: “Ne do të fillojmë menjëherë për të marrë hapat përkatës për të bërë operacional aeroportin e Kukësit.  Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj.
Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie koncesionare me investitorë të tjerë” 

Ekonomi: Po i japim nxitje turizmit 

Shumë shpejt të gjitha objektivat tona për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil në Shqipëri do të realizohen. Theksoj se objektiv madhor është të arrijmë një shërbim konkurues, që do të thotë çmim më të ulët të biletave, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen sa më mirë.

Ekonomi: Është një ditë shumë e rëndësishme pasi hapim mundësi për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Po i japim një nxitje të madhe turizmit dhe ekonomisë së vendit. Për çdo 15 njerëz që vizitojnë Shqipërinë, ne punësojmë një njeri.

SHKARKO APP