Hiqet ora policore për festën e fundvitit në Shqipëri

Përkundër paralajmërimit të ministres së Shëndetësisë pak ditë më parë që foli për shtim masash kufizuese për festat e fundvitit, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot reduktimin e tyre të përkohshëm.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli njoftoi se do të hiqet ora policore 23.00 deri 06.00 për natën e ndërrimit të viteve.

Kjo do të thotë se më 31 dhjetor 2021, 1 janar 2022 nuk do të ketë asnjë kufizim orar lëvizjeje për të gjithë qytetarët në Shqipëri.

SHKARKO APP