”Histori e pabesueshme”, Fevziu takon shqiptarin në Belfast: Ishte pronari, edhe pse po lante dyshemenë

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë historinë e një shqiptari që kishte me qera disa dyqane në aeroportin e Belfastit, por që ai e kishte parë edhe duke larë dyshemenë.

Fevziu ka publikuar historinë frymëzuese të shqiptarit, që nga Greqia kishte shkuar në Angli për të fituar bukën e gojës. Por me punë kishte mundur të merrte me qera edhe disa dyqane në aeroportin e Balfastit, por që kurrë nuk hiqte dorë nga puna.

“U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova që zona e kafeneve ishte mbyllur tashmë. ”Mos ki merak më tha”, bëri përpara, hapi shiritin që ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nën hutimin tim total. ”I kam unë me qira këto këtu më tha”, po hajde ulu. Ti po laje dyshemene i thashë, ç’punë ke me lokalet. ”Jam pronari. Dyshemenë e bëj si punë shtesë. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet”tha ai”,-shkruan Fevziu, ndërsa ndan edhe një foto me shqiptarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?