Histori mesjete në Durrës
Nga Artan Shkreli-
H I S T O R I M E S J E T E N E D U R R E S
…
Në vitin 1078, perandori bizantin Mihali VII Dukas u detyrua të abdikonte dhe u tërhoq në një manastir per te ngrysur ditet. Sapo ky lajm mbrriti tek duka norman Robert Guiskardi, ai hartoi një plan fantazioz për ta shfrytëzuar situatën në avantazhin e tij. Ne funksion te kesaj ai ftoi në oborr një mashtrues ambulant i cili, i veshur si murg, pretendonte se qe vetë Mihali, duke deklaruar boterisht se ishte perandori legjitim i dëbuar padrejtësisht nga Kostandinopoja.
Natyrisht, kish nga ata qe e njihnin pamjen e vërtetë të sovranit dhe nuk e besuan, por Guiskardi ngulmoi duke e realizuar dramën me kujdes të jashtëzakonshëm, pra duke e trajtuar mashtruesin me të gjitha nderimet.
Ideja ishte ta përdorte atë si kukull për të realizuar pretendimet qr kishte ndaj territoreve joshese ballkanike qe der atehere kontrolloheshin nga bizantinët, duke përfshirë edhe qytetin e pasur të Durrësit.
Kështu ndodhi që në vitin 1081 Robert Guiskardi u nis me një ushtri te forte për në Arbanon, duke marrë me vete edhe perandorin e rremë. Por, ky plan rezultoi të ishte një deshtim total… siç rrëfen historiania bizantine Anna Komnena: “Roberti urdhëroi të thërrisnin Mihalin e rreme dhe pasi e veshi me rroba mbretërore, ai e detyroi te parakalonte para banorëve të Durrësit me madhështi të madhe, ndërkohë që u binin veglave muzikore të të gjitha llojeve. Por sa e panë ata që ishin mbi mure, shpërthyen në të qeshura dhe e ngopën me ofendime pa fund duke i thirrur se as e njihnin nje njeri te tille”.
Ne foto: Mihali VII Dukas ne paraqitje perandorake (nga Triptiku Khakul, Gjeorgji)