Histori suksesi/ Njihuni me 24 vjeçarin shqiptar që u pranua nga NASA

Kjo është historia e 24 vjeçarit me origjinë nga fshati Turuçiçë të Podujevës në Kosovë i cili jeton prej disa vitesh në Amerikë. Xhafer Rama nuk është një astronaut, por puna, suksesi dhe karriera e tij e çuan djalin nga Kosova tek NASA me një post si inxhinier. Agjencia më e madhe hapësinore në botë, që daton prej vitit 1948, i ka dhënë mundësinë e artë Xhaferit, e të bëhet pjesë e vizionit për të zbërthyer të panjohurën që njerëzimi të përfitojë.

Rrugëtimin e tij prej kur ka shkuar në Amerikë e deri tek punësimi në NASA, e rrëfeu në një intervistë për portalin rtv21.tv teksa tregon se pas këtij suksesi qëndron një punë e madhe e tij, shumë studime, lodhje, por ndoshta edhe një gen gjeniu i lindur bashkë me të.

Xhaferi ka treguar se ka hyrë në historinë e Universitetit “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Pasi është i pari që arriti të marrë tri certifikata specifike në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë universitet. Ndërkohë që punon në NASA, ai punon edhe për disa kompani amerikane. Siç thotë ai, falë punës së tij dhe falë dashurisë që ka për vendin, shumë amerikanë e njohin Kosovën, për të cilën do të bëjë diçka që të zhvillohet më tej, në aspektin teknologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
XHAFER RAMA
XHAFER RAMA-INTERVISTE-EGZONA
XHAFER RAMA-INTERVISTE-EGZONA MEHMETI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?