Historia e 15-vjeçares që daja po e kërkonte. Babë e bijë bashkohen lart në qiell

Një tjetër histori e dhimbshme vjen sërish nga rrënojat e tërmetit! Është historia e 15-vjeçares, Drita Cakoni e cila u shua nga kjo jetë së bashku me babanë e saj, Kastriot Cakoni si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e së martës.

Drita, prej disa orësh ishte e zhdukur, daja i saj po e kërkonte i dëshpëruar dhe me ndihmën e mediave ai lutej që kush e kishte parë ta vinte në dijeni. Me pasaportën e saj në dorë donte ta dinte nëse ishte në spital apo në morg.

Fatkeqësisht, mori lajmin që nuk donte ta dëgjonte. Trupi i 15-vjeçares ishte në morgun e spitalit të Lezhës. Sot u bashkua me të edhe babai i saj, cili nuk e la vetëm edhe aty lart në qiell.

SHKARKO APP