Historia e brazilianit që u zgjua nga koma, mrekullia që shenjtëron Nënë Terezën

 

Një inxhinier në Brazil, ishte 35 vjeç, kur në fund të vitit 2008 iu diagnostikuan 8 apsese në tru. Këtu nisi për të, një kalvar mundimesh.

Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mundi t’ia zgjaste pak jetën.

Në 9 dhjetor të këtij viti, tashmë në koma, pacientin e fusin në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike, operimi u shty për rreth 30 minuta. Kur kirurgu u kthye në sallë, befas e gjen pacientin të ulur dhe të zgjuar. Tërësisht i vetëdijshëm ai e pyeti mjekun: “Çfarë po bëj unë këtu?”

“Nuk kam parë kurrë një rast si ky – tha mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”.

Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale.

Dëshmitë referojnë që lutjet iu drejtuan nënë Terezës, në mënyrë të veçantë përgjatë krizës së rëndë të datës 9 dhjetor. Nusja e këtij profesionisti të ri, pasi e vlerësoi shumë të rëndë situatën, u kishte kërkuar të njohurve të saj që të lusnin të Lumen Nënë Tereza ndaj të cilës ishte e devotshme: “Thojini Nënë Terezës që ta shërojë”. Pikërisht në atë gjysëm ore pritjeje për ndërhyrjen kirugjikale, ajo gjendej me një meshtar dhe familjarë të tjerë duke iu lutur Nënë Terezës në kishëzën e Spitalit.

Papa Francesku pranoi se mrekullia i atribuohet Nënë Terezës.

Shumë shpejt murgesha do të shenjtërohet. Mendohet që data e shenjtërimit do të jetë 4 shtatori.

SHKARKO APP