Historia e shqiptares që e bënë prostitutë: U mashtrua nga…
Në median britanike “Independent” u bë publike historia e një vajze shqiptare e cila pa e kuptuar përfundoi duke qenë prostitutë. Bëhet fjalë për Natashën, ku dy vite më parë, në moshën 21- vjeçare ishte duke përfunduar studimet universitare në Shqipëri.
Natasha prej muajsh ishte në një histori dashurie me Peterin, i cili i ofroi një udhëtim në Belgjikë për ta prezantuar me familjen e tij. Ishte udhëtimi i parë për të jashtë vendit, ndaj kishte kaq shumë entuziazëm.
Me të mbërritur në Belgjikë, Peteri e dërgoi Natashën në shtëpinë e një shoku. ”Nuk do të më shohësh më. Do të qëndrosh këtu dhe do të shikosh çfarë do të ndodhë. Unë s’do kthehem më”,-mësohet t’i ketë thënë ai.
Në po të njëjtën ditë, në mbremje Natasha u detyrua të kalonte natën me dikë që nuk e njihte. E shokuar, ajo vazhdoi të jetonte në një gjendje depresive, ku refuzonte të kujdesej për veten, në mënyrë që burrat të mos e zgjidhnin.
Muaj më vonë Natasha zbuloi se ishte shtatzënë dhe në muajin e shtatë arriti të arratisej nga bordelloja. Ajo doli në rrugë, kërkoi ndihmë dhe arriti të bindë shoferin e një kamioni ta merrte me vete. Orë më vonë, kur dyert e kamionit u hapen, Natasha kuptoi se ishte në Britaninë e Madhe. Tanimë Natasha ka afro 18 muaj që ndodhet në Angli dhe mbështetet nga një organizatë në ndihmë të viktimave të skllavërisë moderne./Anabel/
http://www.independent.co.uk/voices/sex-trafficking-prostitution-victim-modern-slavery-statistics-a8205206.html
KOHA JONË SONDAZH

