Historia e tmerrshme e pallatit që u zhyt në tokë duke vrarë dy gra
Fenomeni i heqjes së kolonave dhe mureve të pallateve për të zgjeruar hapësirat për biznese ka konfirmuar pas këtij tërmeti se është një veprim kriminal. Forcat e shpëtimit kanë konstatuar trupat e dy grave në një pallat në lagjen nr.6 të Durrësit, të cilat janë zënë poshtë nga katet e sipërme të pallatit. Ka qenë ndërhyrja në kolonat dhe muret e tij nga një biznes në katin e parë që ka bërë që të thërmohen dy katet e para duke vrarë dy gra.
Viktimat janë Xhuljeta Gjonaj 53 vjeç dhe Nafie Rexhepi 80 vjeçe, të cilat kanë jetuar në katet e poshtme të pallatit por ka qenë pesha e kateve të mësipërme që i ka thërmuar duke vrarë zonjat.
Gjatë paradites u raportua se operacioni i shpëtimit po zhvillohet në katin e tretë të pallatit ndërkohë uniformat blu nuk lejojnë askënd të kalojë kufirin e shiritave të vendosur për shkak se i tremben ndonjë shembjeje që mund të shkaktojë pasoja në njerëz. Banorët e zonët te tronditur qëndrojnë në pritje të nxjerrjes së trupave që kanë mbëtur nën rrënoja. /A2Cnn/