Historia/ Kush është rivali i Aldo Bares i shpallur në kërkim për masakrën në Lushnje

RENEA blindoi sot fshatin Rremas në Divjakë me qëllim arrestimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, autorit të masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Haxhiu është arrestuar në Durrës në vitin 2015, në kuadër të operacionit të koduar “Smart”, ku në automjetin e tij policia gjeti rreth 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Ai doli përpara gjykatës dhe u dënua për moskallëzim krimi me 1 vit e 7 muaj burg.

Laert Haxhiu ka dalë nga burgu në vitin 2016, duke përfituar edhe ulje të dënimit, ndërsa arrestohet sërish në 14 shtator 2016 për kundërshtim të forcave të policisë. Vetëm 12 ditë pas këtij ndalimi nga policia e Lushnjes dhe për rrjedhojë është liruar, ai ka tentuar të ekzekutojë nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti, në qendër të qytetit të Lushnjes.

Pasi nuk e vrau dot, Haxhiu e paralajmëroi atë se herët ose vonë do ta vriste. Për ngjarjen ai u dënua në mungesë me 22 vite burg. Një vit më parë në shtator të 2017 ai vrau me armë zjarri Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares. Laert Haxhiu ka qenë i dënuar edhe për vrasjen e Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”, anëtar i bandës së Lushnjes./shqiptarja.com

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama
Haxhiu kur u arrestua në Durrës në vitin 2015

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?