Historia me kamarierin shqiptar në SHBA, Bill Clinton: U ul në gjunjë dhe më tha ”falë teje familja ime është gjallë”

Presidenti i 42-tër i SHBA-së, Bill Clinton në fjalimin e tij para Kryeministrisë ka treguar një moment emocionues me një shqiptar të Kosovës, të cilin e ka takuar në SHBA. Clinton tha se ai ishte në një restorant dhe një kamerier u ul në gjunjë e i tha se ”falë teje familja ime është gjallë”.

”Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova.

Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu që vendi i tyre të jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur. ndërkohë tani jeni një derë e hapur”,- tha Clinton.

SHKARKO APP