Historia me kamarierin shqiptar që tregoi ish-presidenti Clinton, Arben Hysenaj: Më erdhi vetëvetiu

Arben Hysenaj, kamarieri nga Peja që punon në New York, u përmend nga ish-presidenti Bill Clinton gjatë fjalimit të tij para popullit shqiptar në Tiranë.

Ai për televizionin ”T7”, se kur e ka dëgjuar përmendjen nga Clinton, i është kthyer emocioni i vitit 2017, tha se kur e ka takuar për herë të parë ish-presidentin. Ai tregoi sesi ka qenë takimi i parë me të

“Ka ardh me darku, me rezervim. Ajo ditë ka qenë dita e fundit e punës në atë restorant dhe e kam përmbyll mirë. Nuk kam pas ndonjë moment me bisedu me të, krejt ajo ka lind aty për aty. Stafi e ka dit që vjen presidenti dhe ai ishte bashkë me Hillary Clinton dhe një shok tjetër”,-tha Hysenaj.

“Ishte ditë shumë e mirë, e paplanifikuar. Unë isha i përzgjedhur me i shërby atij, por kishte edhe kamarierë të tjerë shqiptarë. I kam shërbyer caviar, pastaj sallatë, kur ka ardhur te ushqimi kryesor, më ka ardhur vetëvetiu dhe e kam falenderuar: Në mënyrë të thjeshtë, për shkakun tënd dhe shtetit tënd unë jetoj dhe po të shërbej ty sonte.

Për shkak të ndihmës tënde, familja ime dhe krejt Kosova gëzojnë lirinë prej teje, u emocionu e më tha nga cili vend je, i thashë prej Kosovës edhe i thashë a të kujtohet lufta e vitit 1999, tha po. Reagimi ishte shumë i mirë, derisa më përqafoi, u emocionum të dy. I tregova qysh kom shpëtuar, që kam qenë me familje, na kanë ndarë meshkujt dhe gratë, na kanë qit para pushkatimit mua dhe babain tem, nuk e di si kam shpëtu”,-tha më tej.

SHKARKO APP